Partia Demokratike e Kosovës zhvilloi një mbledhje urgjente pas dorëheqjes së kreut të saj, Kadri Veseli, në të cilën u mësua se cili do të jetë zyrtari i lartë i saj që do të marrë frerët e kësaj force politike në këto momente.

Bëhet fjalë se këtë rol do ta marrë përsipër numri dy I PDK-së, ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj. Bashkë me aktakuzën kundër Hashim Thacit, Dhomat e Specializuara në Hagë konfirmuan më herët edhe atë atë ndaj Veselit, i cili u shpreh se do të udhëtonte drejt Holandës për tu përballur me përfaqësues të gjykatës dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes”.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njoftoi po ashtu se kishte vendosur të tërhiqet nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë të zgjasë ky proces. Në 24 prill, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Thaçit, Veseli, si dhe disa personave “të tjerë”, emrat e të cilëve prokuroria nuk ka dashur t’i publikojë.

Në aktakuzë thuhej se ata ngarkohen me “disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”. Veseli ka qenë njëra ndër figurat kyçe të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Konfirmimi i aktakuzës ndaj Veselit, pason arrestimin një ditë më parë të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe konfirmimin e aktpadisë ndaj shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Top Channel