Ministri i Drejtësisë në Kosovë flet në “Open”: Kemi kërkuar informacione për personat në Hagë, nuk na i japin…

05/11/2020 21:57

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi situatën e trazuar politike në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit, pas vërtetimit të aktakuzës nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Bashkë me të, aktakuza u është vërtetuar edhe disa ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, përfshirë këtu edhe Kadri Vasilin.

Gjatë fjalës në studio, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se shteti i Kosovës duhet të vihet në lëvizje dhe të kërkojë informacione për shtetarët e saj. Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi tha se ata gjatë gjithë kohës kanë kërkuar informacione, por nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë kanë qenë të cunguar në dhënien e tyre.

“Ne kemi kërkuar informacione nga prokuroria, ato nuk na janë dhënë. Unë i kam shprehur shqetësimin se do të ketë pasoja sociale të pashlyeshme. Ne menjëherë kemi kontaktuar me familjet e të ftuarve dhe akuzuesve, kemi siguruar që këtë herë është shteti prapa në mbrojtjen e çdo të akuzuari në dhomat e specializuara. Profesori ka të drejtë, këto informacione i kemi kërkuar. Këto informacione nuk na janë dhënë, e ne ndaj duhet të qëndrojmë si shtet”, tha Selimi.

Top Channel