Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karrotës dhe mollës. Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme. Karrota e ushqen organizmin me beta karoten, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë.
Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor. Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karrotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme të listuara nga AgroWeb.org.
Mbani larg radikalet e lira
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat.
Zbusni rrezikun e diabetit
Polifenolët tek molla ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.
Mbani peshë më të mirë
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban pak kalori dhe aspak yndyrna apo kolesterol. Ky lëng ofron fibra që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.
Parandaloni sëmundjet e zemrës dhe isheminë
Fibra tek molla parandalon përthithjen e kolesterolit të keq në gjak. Kaliumi nga ana tjetër mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.
Sy të mprehtë
Lëngu i karrotës dhe mollës garanton shëndet të mirë të syve falë vitaminës A.
Imunitet më të fortë
Karrota me mollën përmbajnë antioksidantë të cilët e ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i mbrojtur.
Kocka dhe dhëmbë të fortë
Lëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë kalçium, një mineral i dobishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
Shëndeti i traktit urinar
Mineralet dhe fibra luajnë rol pastrues për të gjithë sistemin urinar.
Kujdes
Ky lëng është padyshim i shëndetshëm, por duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij. Nëse e teproni, karrota mund ta dëmtojë, për shkak të sasisë së lartë të fibrës. Nëse e teproni fibra mund të ndërveprojë negativisht me shtresën e brendshme të zorrëve./AgroWeb
Top Channel