I ati i moderatores së njohur fiton betejën me COVID-in: Mirë e kaloi, na çmendi…

05/11/2020 16:48

Pas lindjes së djalit, të pagëzuar me emrin e veçantë Diell, moderatorja e Arbana Osmani i është rikthyer përditshmërisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka njoftuar se babai i saj ka fituar betejën me virusin COVID-19. Arbana theksoi se po ritakohen përsëri pas tre javësh, pasi babai ka qenë i izoluar në shtëpi për shkak të infektimit. Tashmë lajmi i mirë është që i ati i moderatores e ka kaluar sëmundjen dhe gëzon shëndet të plotë.

“Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë, (qesh)”, dëgjohet të thotë moderatorja e njohur në videon ku shfaqet me të atin.

Ndërkohë ka shkruar në video: “Takim me Demon pas 3 javësh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA