E izoluar në shtëpi/ Nëna e 5 fëmijëve “tërboi” rrjetin me fotografitë e saj

05/11/2020 16:37

Ajo ishte shkaku kryesor i përfundimit të historisë së bashkëshortit të saj Mauro Icardi me klubin e Interit.

Kërkesat e saj të shumta financiare, bënë që klubi zikaltër të humbiste durimin dhe ta nxirrte në shitje ish-kapitenin e saj. Që prej asaj kohe, Wanda Nara u kthye në një nga modelet më të përfolura të mediave rozë. Aktualisht në Francë, për shkak të impenjimit të Mauros me ekipin e Paris Saint Germain, Wanda është e detyruar të qëndrojë e izoluar në shtëpi, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Megjithëse në izolim, modelja, nënë e pesë fëmijëve ka tërbuar fansat me fotot e fundit të publikuara, ku ka ekspozuar hiret e saj mahnitëse. Ajo shihet në një pishinë teksa po bën palestër. Imazhet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të cilët kanë komplimentuar format e bëshme të bukuroshes.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel