Çështja Thaçi/ Avokati Spartak Ngjela: Mos e dini Gjykatën e Hagës me gjyqtar shqiptar? Të gjithë…

05/11/2020 22:55

Dërgimi i liderëve të UÇK-së në Hagë ishte tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.

Avokati i njohur, Spartak Ngjela tha se të gjithë mund të ngrenë akuza, por kjo nuk do të thotë se je fajtor. Ngjela theksoi se Gjykata e Hagës nuk është e anshme dhe se do të mbajë një qëndrim të drejtë. Por nga krahu tjetër, Edith Harxhi u shpreh se aktakuza nuk është e drejtë dhe në mënyrë figurative tha :

“Por në përgatitjen e kësaj aktakuze, e vendosjes së një paraleleje mes agresorit dhe viktimës, këtu duhet të qëndrojmë të drejtë”

Spartak Ngjela: Unë kam optikë profesionale. Ka të paktën tre elementë që nuk kundërshtosh. Nuk ka kush e bën akuzën por kush të gjykon, akuzë ka të drejtë të bëj gjithkush, por kush do të gjykoj. Kjo gjykatë e Hagës është gjykatë shqiptare? Serbe? Marrja nën akuzë nuk është drejtësi, është edhe padrejtësi, kjo del në gjykatë. Ne nuk e dimë çfarë qëndrimi do të mbaj. E treta, Hashim Thaçi vijnë nga një luftë, kjo është normale, ç’është ky tension i madh. Akuzë mund të ngrejë çdo njeri, lind pyetja. Keni ndonjë dyshim për gjykatën, ejani ta diskutojmë. Nesër zonjë, do të bëj akuzë në gjykatë do shkoj, nëse e kam të pa mbështetur e bëj unë. Kjo është luftë partizane, e jo frontale. Ata e kanë rritur çlirimin përfundimtar për çlirimin por mund të kenë vrarë të pafajshëm dhe kjo quhet krime lufte.

Edith Harxhi: Ky është një proces politik ndërkombëtar që është vënë barazimi mes agresorit dhe viktimës. Unë kam dëgjuar shumë aludime në Kosovë gjatë kësaj periudhe se çfarë ka ndodhur në Kosovë, unë do të doja të mos provoheshin.

Spartak Ngjela: Kjo gjykatë me gjyqtar shqiptar është? Cila është motivi antishiqptar?

Edith Harxhi: Nuk e thashë këtë, mos e keqpërdorni. Por në përgatitjen e kësaj aktakuze, e vendosjes së një paraleleje mes agresorit dhe viktimës, këtu duhet të qëndrojmë të drejtë.

Top Channel