Hera e fundit qe jemi takuar me Abaz Hadon ka qenë pak pas karantinës, në një ekspozite personale që ai kishte çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Pasi kishte kaluar edhe një moment të vështirë familjar, kjo ishte pasqyruar në artin e tij. Ndërsa tani ai vjen me një tjetër ekspozitë dhe më një tjetër koncept, për ta çuar artin tek biznesi. Kryesisht i fokusuar në një strukturë konceptuale abstraksioniste.

“Fakti që ne e sollëm këtë ekspozitë në një nga bankat kryesore të Shqipërisë tregoi që vërtet ishte efikase dhe mendim shumë i mirë , sepse nga njëra anë edhe punonjësit janë te motivuar me ambiente më të bukura dhe më efikase nga pikëpamja emocionale dhe ka pasur edhe të interesuar direkt për të marrë piktura”, tha Abaz Hado.

Kohët e fundit ju po zhvillomi krijimtarinë tuaj në gjininë e abstraksionit. Është një gjendje shpirtërore apo një eksplorim në pikturën tuaj?

Nëse në grafikë e kam gjetur rrugën time, stilin tim, personalitetin tim, këtu ende jam në kërkim dhe beson që pas kaq vitesh eksperiencë kjo është rruga ime në vazhdimësi.

Si mund të ndihmojë arti vetë artistin në kohë të vështira? Përgjigjia e kësaj ka qenë një ndër qëllimet e kësaj ekspozite.

Hapësira ime ku unë mund të gjeja veten ishte studioja ku unë shkoja dhe hidhja emocionet e mia dhe nga kjo ka lindi shprehja e famshme; më jep një hall të madh të të jap një pikturë të mirë.

 

 

Top Channel