Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se ngritja e aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit dhe shefit të grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, është një goditje për shtetin.

Haradinaj ka thënë se që nga themelimi i këtij tribunali është ditur se kryefjala ka qenë presidenti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit, dhe drejtuesit tjerë të UÇK-së.

“Kjo është goditje për shtetin dhe do të duhej të na ngrit vetëdijen patriotike për të shikuar nëse po kontestohet shteti jonë”, tha ai.

Haradinaj shtoi se ata që kanë shkuar në Hagë, do të kthehen fitimtar.

Sipas tij, AAK këkruar që të mbledhet qeveria dhe të shikojë gjendjen se si është, gjithnjë duke mos tentuar të ndikojë në punën e gjykatës.

Haradinaj në Tv Dukagjini, ka folur edhe për takimin që kishte dje me Rexhep Selimin.

“Ne kemi dallime politike por për kohën e luftës gjithmonë kemi qenë të bashkuar dhe faktori politik sot ka dëshmuar që është unik me këto raste. Më shumë kam të përbashkta se sa ndarje”, tha ai.

Top Channel