Një skandal i ndodhur në Vlorë me klubin e futbollit të Flamurtarit është sjellë në vëmendje ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.
Bëhet fjalë për një kontratë të lidhur me një prej restoranteve në Vlorë dhe mos shlyerjen e detyrimit prej 23 milionë lekëve të reja ndaj pronarit të tij, Istref Karafili. Futbollistët e ekipit ushqeheshin me dy vakte me vlerë 1800 lekësh në ditë dhe detyrimi ishte i personit që ka në pronësi klubin.
Ish-futbollisti i Flamurtarit në të njëjtën kohë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, Sokol Kushta tha se nëse bashkia ka detyrime ndaj restorantit, atëherë duhet që t’i paguajë.
“Unë kam qenë drejtor klubi prej vitesh, i di shumë mirë hallet e problemet, nëse ai ka fatura ai ka të drejtën e bukës së tij, problemi është shumë i madh, përse ka agravuar situata në këtë proces. Kam thënë ekipi është i bashkisë, por babai i kësaj je ti, pavarësisht se Sinani ka donatuar aty. Nuk dua të bëhem palë me asnjërin, duhet të vihen pika mbi i që nëse bashkia ka detyrime duhet të bëhen pagesat”, tha Kushta.
Top Channel