Isa Mustafa reagon pas arrestimit të Jakup Krasniqit: Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së

04/11/2020 18:03

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas arrestimit të Jakup Krasniqit nga Gjykata Speciale.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.

Po ashtu ai ka thënë se besojnë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e Krasniqi, ndërsa ka shtuar se duhet të kenë besim në drejtësinë e pavarur.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre. Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare. Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimin demokratik të Kosovës. Ne duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale.IM

Top Channel