Ka përfunduar me rezultatin 2-1 pjesa e parë e sfidës mes Real Madrid dhe Interit.
Madrilenët kaluan të parët në epërsi falë një goli të Karim Benzema, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje për të mposhtur portierin Handanovic.
Për të dyfishuar shifrat do të mendonte kapiteni i skuadrës Sergio Ramos, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhuruar nga goditja e këndit.
Pas golit Interi nisi reagimin. Një aksion i bukur, i treshes, Barrella-Brozovic-Lautaro. Mesfushori italian asistoi mjaft bukur me takë dhe nxori Lautaron vetëm për vetëm me portierin Courtoins.
22-vjeçari nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë. Kaq për këtë pjesë të parë, mbetet për t’u parë nëse zikaltërit do të jenë në gjendje për të reaguar, apo Los Blancos do të zgjerojnë më tej diferencën.
Top Channel