Nderimet për Sabah Bizin, homazhet për ish-futbollistin u zhvilluan në stadiumin “Loro Boriçi”
17/01 20:05
Dueli i vlefshëm për Ligën e Kampionëve mes Lokomotiva Moskës dhe Atletico Madridit është mbyllur baraz 1-1.
Por kjo ndeshje ka sjellë një episod të veçantë gjatë pjesës së parë.
Kartoni i verdhë ndoshta më i çuditshëm në histori të kësaj gare është marrë në këtë takim nga Luis Suarez.
Arsyeja? Ai kishte kaluar vijat e fushës dhe po e shihte VAR-in së bashku me gjyqtarin e ndeshjes.
Në minutën e 23-të, rusët pretendojnë për një penallti në zonën e Atleticos, çka bëri që gjyqtari ta shikojë VAR-i.
Gjatë pamjeve ai pa që afër tij qëndronte edhe Luis Suarez, i cili nuk ishte aspak dakord për një penallti.
Gjyqtari nuk është kursyer në këtë rast dhe menjëherë i tregon uruguaianit kartonin e verdhë.
Top Channel