2 gola nuk mjaftuan/ Interi mposhtet nga Real Madrid dhe komplikon kualifikimin…

03/11/2020 23:00

Reali ka arritur të marrë tre pikët e para në Ligën e Kampionëve pasi mposhti me rezultatin 3-2 ekipin e Interit.

Madrilenët e nisën vrullshëm takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e ’25 falë një goli të realizuar nga Benzema. Francezi përfitoi nga një gabim i mbrojtësit kundërshtar, e i gjendur përballë portierit Handanovic nuk e kishte të vështirë të shënonte.

Goli i dytë do të vinte nga kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos. Spanjolli, do të fluturonte më shumë se të tjerët, e do të realizonte mjaft bukur me kokë pas një topi të dhuruar nga goditja e këndit. Pak para se të përfundonte pjesa e parë, për të ngushtuar diferencat mendoi Lautaro Martinez, i cili pas një aksioni të bukur në zonën kundërshtare arriti të realizonte me mjaft klas.

Ndërkohë pjesa e dytë nisi mjaft vrullshëm në favor të zikaltërve. Në minutën 68’, korati Perisic do të barazonte rezultatin, me një goditje të fortë nga jashtë 16 metërshit. Kur u mendua se Ineteri do të realizonte golin e epërsisë, e arritur kjo nga një volum i mirë loje, nga krahu tjetër shënojnë Los Blancos-it.

I riu Rodrigo, do të suprizonte portierin Handanovic me një gjuajtje kaq të fortë. Me këtë fitore madrilenët u ngjitën në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me katër pikë të grumbulluara. Ndërsa zikaltërit ndodhen në fundin e tabelës me vetëm dy pikë. Ndërkohë kujtojmë se vendin e parë e kryesojnë gjermanët e Borussia M’gadbach, ndërsa në vend të dytë në renditje ndodhen ukrainasit e Shakhtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA