
Numri i rasteve me COVID-19 në Suedi po rritet me shpejtësi dhe situata është shumë serioze, tha kryeministri Stefan Lofven sot, duke njoftuar rekomandime më të rrepta për tri rajone të tjera.
Udhëzimet e reja rajonale nënkuptojnë që 70 për qind e suedezëve tani do të jetojnë nën rekomandime më të rrepta, edhe pse ende vullnetare, që përfshijnë punën nga shtëpia, nëse është e mundur, dhe shmangien e transportit publik, qendrave tregtare dhe palestrave.
Lofven tha se darkat e përbashkëta në restorante do të kufizohen në tetë persona.”Ne kemi një situatë shumë serioze. Gjithnjë e më shumë shtretër të kujdesit intensiv tani po përdoren për të trajtuar pacientët me COVID. Pushimet që morëm këtë verë, kanë mbaruar,” tha Lofven në një konferencë shtypi.
Top Channel