Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është ngritur grupi i punës për votimin e emigrantëve.

Sipas urdhrit të firmosur nga Ilirjan Celibashi, brenda datës 15 nëntor duhet përgatitur një raport që të detajojë mënyrën se si mund të bëhet votimit, elektronikisht apo manualisht si edhe kostot financiare të këtij procesi.

Kujtojmë se në ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuar në muajn korrik u fut për herë të parë votimi i emigrantëve i cili duhet të aplikohet për zgjedhjet e 25 prillit.

Grupi i punës ka këto detyra:

1.Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptar me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
2.Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.
3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.
4.Të bëjë një vlerësim t përgjithshëm mbi kostot financiare
5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit
6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel