Presidenti Meta, ka paraqitur në sytë e popullit një figurë patriotike.

Kjo është parë në momentet kur ai ka mbrojtur me fanatizëm Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe me paraqitjen e simboleve kombëtare, ku spikat flamuri kuqezi. Por, analisti i njohur Baton Haxhiu nuk ndanë të njëjtën mendim. Ai tha në studion e emisionit “Top Talk”, se presidenti Meta sipas tij nuk është veshur me petkun e nacionalizmit, sepse këtë gjë sipas Haxhiut e kanë bërë të tjerë persona.

Sipas analistit, presidenti ka qenë pjesë e posteve më të larta të një shteti, e gjatë kësaj kohe nuk ka prodhuar rezultate.

Denis Dyrnjaja: Presidenti ndërkohë nuk ka vetëm këtë mënyrë dhe gjuhë, ka veshur edhe kostumin nacional, kostumin e patriotizmit, ka marrë një flamur të fortë në dorë. Përse Meta e ka zgjedhur këtë mënyrë sot për ta bërë?

Baton Haxhiu: Ilir Meta e ka pasur kohën e vet, ka qenë ministër i jashtëm, kryeministër, kryetar kuvendi, i ka pasur të gjithë momentet e tija që të jetë politikan i veshur me petkun nacionalist dhe nuk i ka ndenjur mirë asnjëherë, janë të tjerë ato që veshin petkun nacionalist. Ai e ka numëruar veten nga politikanët që kanë shije kozmopolite, për faktin që edhe kjo shije kozmopolite e dëshiron një erudicion kozmopolit. Por megjithatë fjalitë që ai përdor në këto moment me petkun nacionalist, janë së paku më e pakta janë pa shije dhe më e padukura është se janë të pa nevojshme dhe të pa duhura në gjuhën e një presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA