Të gjitha universitetet në vendin tonë nisin vitin e ri akademik me mësim online.
Rreth 21 mijë studentë që nisin fakultetin për herë të parë do ta fillojnë atë online, ndërsa në total mendohet se është një numër më i lartë që nuk do të shkelë në auditore.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke vendosur që mësimi të zhvillohet online nisur nga shifrat e larta të të prekurve dhe vdekurve me COVID-19 në vend.
Kujtojmë se studentët iu nënshtruan procesit të mësimit online gjatë fillimit të pandemisë dhe karantinimit duke theksuar se kjo nuk është gjë e re për ta. Por mësimi online ka sjellë probleme pasi shumë prej tyre kanë paguar konviktet, të cilat janë të mbyllura dhe të tjerë nuk kanë mundësi që të paguajnë internetin në shtëpi.
Top Channel