Një shëtitje e gjatë në natyrë është një ilaç i vërtetë, veçanërisht në këto kohë të vështira. Profesionistët thonë se një gjë e tillë, pra shëtitja, të jep me dhjetra mundësi, që të largohesh nga problemet e përditshmërisë dhe të marrësh energji të reja, pozitive.

Shëtitja është e përditshme, nuk ka ditë që nuk dalim, se mbajmë veten mirë fizikisht dhe mendërisht, veçanërisht në këto kohë. Njeriu duhet të ketë optimizëm, të thotë, që do ta kalojmë edhe këtë sfidë.

Ta marrësh me qetësi dhe sportivitet gjithçka. Ky është sekreti, që ua them edhe miqve.

Kam dy fëmijë dhe nuk e mendoja kurrë, se do kalonim këtë lloj stresi. Mundohemi të flasim me ta. Por ata nuk e kuptojnë, pse nuk takojnë dot gjyshërit, pse nuk shkojnë dot në lodrat e mbyllura. Punojmë me ta çdo ditë, por një mbyllje të dytë nuk do ta përballonim dot.

Virusi është i pashmangshëm. Por duhet të shohim akoma më shumë, gjërat e bukura, që na japin pozitivitet. P.sh. të shijojmë një vakt, të gatuajmë së bashku, të ushtrojmë hobi, si piktura, të shikojmë një film, të dëgjojmë historitë e fëmijërisë së prindërve tanë. Janë interesante.

Do ta mbajmë larg këtë virus, se duam të jetojmë”, thanë disa qytetarë.

Top Channel