Kryeministri Edi Rama mirëpriti sot Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë si eventi përmbyllës i Samitit të tretë Digjital, ndërsa realizohet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rama tha se në këtë ministerial do të nënshkruhen dy memorandume, që ndihmojnë në ndërlidhjen e mëtejshme të rajonit.

Gjatë këtyre kohëve, ditëve është bërë e qartë se ky samit nuk është thjesht një samit si gjithë të tjerët, është pjesë e një procesi të vazhdueshëm që përqëndrohet te lidhja mes qytetarëve e vendeve tona.

Tani që flasim, jetojmë në një moment përcaktues për të ardhmen, jemi këtu për aspektin digjital e nuk dyshim që kjo është njëri prej aspekteve kyçe për të ecur para. Ky aspekt lidhet me nismën e novacionin në të gjitha fushat, duke përfshirë një spektër të gjerë qytetarësh. Shoqëria digjitale, sfida më e madhe e këtij shekulli që njerëzit të jetojnë një një hapësirë të lirisë e barazisë.

Nga ana tjetër është dhe aspekti që shoqëria të përballet me aspekte të panjohura të kësaj hapi. Nuk ka dyshim që jam mirënjohës që i jam mirënjohës qeverisë gjermane që ishte e gatshme ta ndihmonte këtë samit. Më është thënë që ka shumë gjëra që do vijnë si rezultat i angazhimeve të marra me këtë rast, sidomos dy memorandumeve për transformimin 5g të rajonit.

Jam plotësisht i bindur që këto janë dy angazhime të mëdha të cilat përcaktojnë shumë të ardhmen tonë. Bashkëpunimi digjital është pjesë e pandalshme e paketës së Berlinit, por pas shpalljes së agjendës digjitale të BE, ky bashkëpunim duket se është me i rëndësishme e jetik për të gjithë ne.

Për të arritur standardet e BE, nuk ka dyshim që kemi akoma mungesa, e hendeqe por është e qartë se vendet e Ballkanit perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë, për të zbatuar një treg të vetëm brenda rajonit. Nuk ka qenë e lehtë, por sot kemi një kuptim më të madh për shengenin rajonal dhe kjo është arritje e jashtëzakonshme.

Ajo çfarë ka ndodhur me tarifat e roming, është një bulim që na tregon se shumë ne mundemi e duhet të bëjmë, e sa do bëjmë në rast se ne do bashkëpunojmë shpejt me njëri tjetrin.

Mbështetur në memorandumin e mirëkuptimit të rrjetit 5g mund të ecim para shpejt. Serbia dhe maqedoni, Kosova , janë përfshirë tashmë në udhë rrëfyes të zbatimit digjital.

Shqipëria ka investuar shumë dhe me intensitet të madh sa u takon shërbimeve në internet. Çdo qytetar mund ti përfitojë këto falas dhe pa humbur kohë. 95 përqind e shërbimeve në fund të vitit online dhe pa tarifë! 

Nuk guxoj ta imagjinoj nëse pandemia do na kishte goditur në një kohë tjetër pa iu dhënë qytetarëve mundësinë që iu dhamë me e-albania, sidomos kur atëherë duheshin lejet e të gjitha llojeve.

Ndaj ndërkohë që flasim kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 milionë veprime në programet tona digjitale të shërbimeve publike.
Por thënë këtë, ky është fillimi vetëm, jo fundi i asaj cka kemi nevojë të bëjmë. në qeverisjen elektronike jemi të qartë se këto janë bazat, jo gjithçka.
Ky është një moment i dobishëm për tët gjithë ne, dhe të shohim se sa shumë mund të bëjmë së bashku”, tha Rama.

Top Channel