Nga një prapavijë e cila bëhej protagoniste me gafa qesharake e nuk arrinte të mbante rezultate edhe kur ato ishin thuajse të finalizuar, Arsenal tani ka transformuar totalisht mbrojtjen.
Tifozët e Arsenalit u zgjuan këtë fillim jave me vetëdijen se kanë larguar makthet që vuanin në transfertë ndaj skuadrave kryesore të premier Ligës, pas suksesit në old treford ndaj Manchester United 1-0 falë penalltisë në pjesën e dytë të Pierre-Emerick Aubameyang.
Arsenal dominoi tempin e lojës, e cila nuk është diçka që dikush do vinte bast për Topcinjtë zakonisht. Por ndoshta më e rëndësishmja mes anëve pozitive ishte kompaktësia në prapavijë, me blerjen e re 27 milionë Paund, Gabriel Magalhaes figura që spikati në mbrojtjen e Arsenalit. Që kur trajneri Mikel Arteta mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar pasi zëvendësoi Unai Emery të shkarkuar, skuadra londineze është dukur një formacion tjetër në mbrojtje dhe jashtëzakonisht e fortë për tu thyer.
Dhe kjo theksohet nga rekordi mbrojtës në fillim të fushatës së re. Pavarësisht se tashmë ka vizituar fusha të vështira si ajo e United, Liverpool dhe Manchester City, Arsenali ka pësuar më pak gola se të gjithë, gjatë kampionatit, vetëm duke e pësuar shtatë herë në po aq ndeshje. Sigurisht vendi i 9 në kampionat nuk është diçka premtuese, por trajneri shpreson se bashkë me sigurinë në prapavijë, do vijnë dhe pikët që ka lënë rrugës.
Top Channel