Fotoja e ditës/ Majmunët hanë maskat

02/11/2020 15:04

Majmunët makaka janë kapur duke luajtur dhe duke u përpjekur të hanë një maskë fytyre në Malajzi.

Globalisht, ne jemi duke përdorur 129 miliardë maska për fytyrën çdo muaj gjatë pandemisë së koronavirusit, sipas një vlerësimi nga qershori, dhe aktivistët paralajmërojnë se rrezikon të shkaktojë dëme të konsiderueshme në mjedis.

Maskat janë gjetur nën ujë duke shkaktuar probleme në jetën e egër. Maskat e ripërdorshme mund të minimizojnë ndotjen plastike, ndërsa organizata bamirëse për të drejtat e kafshëve RSPCA në Mbretërinë e Bashkuar po inkurajon njerëzit që t’i përdorin ato.

Maska në këtë imazh, në Genting Sempah, me gjasë u la pas nga një kalimtar.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel