Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Cilat ngjyra do te zgjidhnit mes pafundësisë qe ofron vjeshta?
Parku kombëtar i Shebenikut ka marre petkun e arte te vjeshtës ndërsa pamjet e mrekullueshme ju ftojnë ta vizitoni. Mikpritës ne çdo stine kjo zone ky park një vit me pare u vizitua nga 45 mije turiste. Pandemia reduktoi numrin e turisteve te huaj, por kjo për shqiptaret dera është e hapur.
Këtu natyra nuk është kursyer duke ofruar gjithçka dhe nëse i shtojmë ushqimin tradicional te zonës, ajrin e pastër dhe qetësin fundjava ne Shebenik behet ideale.
Por ne zone po nisin edhe argëtimet e para. Dikush ofron te bëni shëtitje ne pyll me motorrat 4×4 of road, me biçikletat e përshtatshme dhe sigurisht me kuaj.
Top Channel