Pas një periudhe pauze jo të shkurtër edhe në Shqipëri fillon sezoni i ri Futbollistik dhe gjithçka do të startojë me ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë.
Skuadrat do të zbresin në fushën e lojës në orën 13:30 për të zhvilluar sfidat e këtij kompeticioni që ndryshe nga vitet e kaluara këtë radhë do të jenë unike, pra jo me sistem vajtje-ardhje. Për më tepër, ndeshjet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në bazë të protokollit të përpiluar për Covid-19 në mënyrë që të minimizohet sa më shumë rreziku i përhapjes së këtij virusi
është një kompeticion që ka vëmendjen e klubeve sidomos ato të Kategorisë Superiore, pasi është një mundësi për to që të marrin pjesë në evenimentet evropiane. fituesja në fuqi e Kupës, Teuta do të luajë në kompleksin Olympic Park të Durrësit ndaj Tërbunit, një sfidë që në letër duket e lehtë për skuadrën durrsake. Ndërsa, Tirana, finaliste e sezonit të kaluar, do të luajë ndeshjen e saj në kompleksin sportiv Skënder Halili dhe do të ketë përballë për këtë raund skuadrën e Shkumbinit të Peqinit ku padyshim bardheblutë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër. Kukësi do të presë në Football Republic Maliqin për këtë raund të Kupës së Shqipërisë, edhe kjo një sfidë që në dukje është e lehtë për skuadrën nënkampione të vendit.
Partizani do të nisë aventurën e tij në Kupën e Shqipërisë me ndeshjen ndaj Ilirisë, një sfidë që do të luhet në stadiumin e Librazhdit. në Shkodër, Vllaznia do të presë ekipin e devollit, ndërsa Skënderbeu i ndryshimeve të shumta do të luajë në fushën e tij ndaj ekipit të Tomorrit të Beratit.
Ndërsa në mesjavë, të mërkurën e 4 nëntorit do të ngrejë siparin e saj Kategoria Superiore, pas 2 muajsh pauzë për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste të Futbollit
Top Channel