Opera e fundit para karantinës/ Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu rrëfejnë për “Madama Butterfly” në Mynih

01/11/2020 20:01

Pak ditë më parë ndër dy ambasadorët më të mëdhenj të artit shqiptar sopranoja Ermonela Jaho dhe tenori Saimir Pirgu në Operan Shtetërore të Mynih-ut interpretuan Madama Butterfly të Puccin-it. Unë kam kënaqësinë që t’i kem të dy sëbashku megjithëse ju duhej të rakordoheshin në orare tepër të ndryshme nga New York-u Ermonela Jahon dhe i ndodhur aktualisht në Mynih për shfaqen e fundit te Makbeth-it tenorin Saimir Pirgu.

E fillojmë nga ju Ermonela, si lindi ky bashkëpunim kaq i veçantë pak ditë para mbylljes së Gjermanisë dhe vetëm me 50 spektatorë?

Qe një shfaqe e vendosur në momentin e fundit dhe duke hequr mënjanë modestinë, në një teatër si ai i Mynihut, që të ketë sukses një shfaqe e tillë duhen dy artistë që mund t’i heshtësh në momentin e fundit dhe të prodhojnë sukses. Unë dhe Saimir e kemi quajtur shfaqe historike, sepse nuk dihet nëse do të rikthehemi përsëri në këtë situatë.

Saimir si ndihesh që je një ndër shfaqet e fundit të Operas së Mynihut, në këtë shfaqe historike si e tha edhe Ermonela?

Ajo kënaqësia të jeh i veshur me kostum, të jesh para publikut në skenë, të kesh kolegët e tu t’i dëgjosh live nuk ka të krahasuar. Do të dua gjithmonë të jem në skenë e të këndoj, kështu që shpresoj ta kalojmë shpejt këtë situatë.

Si ishte energjia midis jush?

Energjia fantastike, sepse nuk është hera e parë që ne këndojmë së bashku. Kjo situatë nxori në pah vulnerabilitetin e të qënit artist. Mos të harrojmë që arti nuk është thjesht një argëtim, por është një nevojë shpirtërore.

Shumë faleminderit edhe njëherë që na bëni krenarë.

Top Channel