Ashtu siç mban emrin, porsi një Murrlan, dikur qante pishinat në garat e notit në Kosovë për t’u shpallur dhjetëra herë fitues në mesin e tri vendeve të para.

Por, si pasojë e një fatkeqësie pikërisht në notë, sot Murrlani 17 vjeçar nga Prizreni nuk ndjen pjesën më të madhe të trupit.

Ëndrra e tij do të shuhej sikur mjekët të mos jepnin shenja shprese se po t’i siguroj 120 mijë dollarë për t’u kontrolluar dhe zhvilluar operacion në Amerikë, mund t’i rikthehen aftësitë.

Për këtë familja e tij ka hapur llogari bankare, në pritje të ndihmës nga njerëz vullnetmirë.

Sot më shumë se asnjëherë, ai ka vëmendjen dhe dashurin nga të gjithë, po natyra e tij prej të fuqishmi thellë thellë ndjen se do t’a kaloj edhe këtë sfidë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA