Shpresa se nën rrënoja mund të ketë ende të mbijetuar i shtyn ekipet e shpëtimit në Turqi të mos e ndalojnë punën.
Në këto orë dramatike për qytetin e Izmirit, të goditur përpara dy ditësh nga një tërmet i magnitudës 6.6 sipas mediave vendase, dhe 7 sipas shtypit amerikan, deri tani nxjerrë të gjallë më shumë se 100 persona. Shifrën e pohoi vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Nëntë janë zonat ku po përqendrohen kërkimet. Deri tani, të zhdukurit llogaritet të jenë 180.
Në një ndërtesë të shtunën, punonjësit e shpëtimit i fokusuan përpjekjet e tyre tek nxjerrja e pesë pjesëtarëve të një familjeje. Pasi arritën të hapin një lloj tuneli mes gërmadhave, ata mundën të flisnin me 38 vjecaren Seher Perincek, e cila kishte mbetur e bllokuar së bashku me dy binjakë 11 vjec, djalin 7 vjecar dhe vajzën 3 vjece. 23 orë pas tërmetit, Perincek u nxor së bashku me tre prej fëmijëve të saj; tjetri po kërkohet ende. Një video që qarkulloi në rrjete tregonte një punonjëse femër shpëtimi duke qetësuar një 16 vjecare të ngecur nën rrënoja. Duke qarë, vajza iu lute t`i shtrëngonte dorën se kishte frike, dhe punonjësja i thotë se do ta nxjerrin prej andej.
Nëna jote po te pret këtu, i thotë ajo. Në mesin e viktimave në Izmir, janë dhe dy shtetas të së njëjtës familje me origjinë nga Kosova. Mësohet një prej tyre, një grua 62 vjece, ishte hedhur te mbulonte me trupin e saj te birin 28 vjecar.
Tërmeti i 30 tetorit e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit, por numrin më të madh të viktima dhe dëmet materiale i shkaktoi më shumë në Izmirit të Turqisë. Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, humbën jetën dy adoleshentë e u plagosën tetë persona të tjerë, ndërsa pati dhe një mini-tsunami.
Top Channel