Kroacia: Rreth 2200 raste të reja me virus dhe 16 viktima brenda 24 orëve të fundit

01/11/2020 17:45

Janë 15,894 raste aktive, përfshirë 1,097 pacientë në spital, nga të cilët 81 në intubim.

Në 24 orët e fundit, 2,179 raste të reja të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Kroaci dhe 16 njerëz kanë vdekur, njoftoi sot Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Në 24 orët e kaluara, 8,026 njerëz u testuan dhe 29,338 qytetarë ishin në vetë-izolim.

Që nga shpërthimi në muajin shkurt, coronavirusi është konfirmuar te 51,495 njerëz, nga të cilët 35,039 janë rikuperuar, nga të cilët 2,221 në 24 orët e fundit dhe një total prej 562 kanë vdekur.

Top Channel