Rritja e numrit të infektimeve në Kosovë ka shtyrë autoritetet atje të vendosin masa të reja kufizuese. Duke nisur nga dita e hënë do të kufizohet orari i punës në sektorin e gastronomisë.

Të gjitha qendrat tregtare dhe restorantet e baret do të mbyllen nga ora 21:00 deri në 05:00. Do të ketë po kështu kufizime të lëvizjes për qytetarët e moshës së tretë. Atyre mbi moshën 65 vjeç do t`u lejohet dalja nga shtëpia nga ora 06:00-10:00 dhe nga 16:00 deri 19:00.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj theksoi se këto masa dhe të tjera do të shqyrtohen pas dy javësh për të parë se çfarë efekti kanë pasur në raport me situatën në vend. Në Kosovë sakaq pritet të nisë shumë shpejt trajtimi me plazmën e gjakut të personave të shëruar nga virusi.

Infektologu Sali Ahmeti, kryesues i grupit të punës për hartimin e protokollit mbi përdorimin e plazmës kovaleshente te pacientët me COVID-19 e pohon se si “ procedurë nuk është e lehtë, pasi duhet të caktohen treguesit se cili pacient duhet trajtuar me plazmë gjaku sepse jot ë gjithë mund ta marrin sipas tij, këtë lloj terapie.

Top Channel