“Thuaj fëmijëve se i dua shumë”/ Fjalët e fundit të viktimës së sulmit në Nice

30/10/2020 17:37

Një nënë e tre fëmijëve që arriti në një bar pasi u godit me thikë nga sulmuesi në Nice të Francës, i tha mjekëve që erdhën për ta ndihmuar para se të vdiste “u thoni fëmijëve të mi se i dua shumë”.

44 vjeçarja Simone Barreto Silva e lindur në Brazil, ishte një nga tre besimtaret e vrarë në bazilikën e Notre Dame.

Ajo jetonte në Francë prej 30 vjetësh dhe kishte tre fëmijë. Braziliania raportohet se kishte tre djem, edhe pse në foton e profilit në Facebook ajo shihet me dy djem e një vajzë.

Mediat lokale tha në se fjalët e saj të fundit ishin për fëmijët e saj kur mjekët erdhën në skenë, në kishën ku dy njerëz të tjerë u vranë me prerje koke dhe disa të tjerë u plagosën.

Mes viktimave ishte gjithashtu babai i dy fëmijëve, punonjës i kishës Vincent Loquès, 54 vjeç, dhe një grua 70-vjeçare që u vra teksa lutej në meshën e mëngjesit.

Policia identifikoi sulmuesin si 21-vjeçarin tunizian Brahim Aouissaoui, i ardhur në Evropë me barkë muajin e kaluar, i regjistruar me heret me Kryqin e Kuq në Itali.

FOTO GALERI
2/6
Homazhe per viktimet e kishes ne Nice

Top Channel