Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Izmir, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

30/10/2020 17:00

ANKARA- Mediat turke raportojnë se është rritur numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi brigjet e Izmirit.

Të paktën gjashtë vetë u vranë dhe 202 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që kërkimet për të mbijetuar vijojnë.

Tërmeti ishte me madhësi 6.6 rihter. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në 2:51 pasdite, në një thellësi prej 16.54 kilometra (rreth 10 milje). Të paktën 67 pas-tronditje, 13 prej tyre mbi 4.0 ballë, u regjistruan pas tërmetit, tha agjencia.

Puna e kërkimit dhe shpëtimit vazhdon në rreth 12 ndërtesa të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin prej rreth 4.37 milion banorësh – qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia. Mbi 50 automjete dhe gati 200 punëtorë shpëtimi u dërguan në vendin e ngjarjes, shtoi agjencia e katastrofës.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 48 punonjës, 16 automjete dhe një kuzhinë të lëvizshme e cila ka kapacitetin për t’i shërbyer mbi 25,000 njerëzve.

Agjencia e shpëtimit gjithashtu tha se ndihma emergjente prej 5 milion lira lira turke (rreth 600,000 dollarë) u dërgua në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.

Deri më tani 70 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, tha Guvernatori i Izmirit Yavuz Selim Kosger. Ai shtoi se kishte një cunami të pjesshëm në rrethin bregdetar të Seferihisar, ku të paktën një person u plagos.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel