“No Ronaldo, no party!”/ 55% fitore pa portugezin në fushë

30/10/2020 10:25

Sigurisht nuk duhej ndeshja e humbur ndaj Barcelonës në Ligën e kampioneve, për të konfirmuar rëndësinë që ka Ronaldo për Juventus, por kurrë më parë si tani, torinezët kanë nevojë për sigurinë që i jep portugezi në fushë.

Bardhezinjve do tu ishte dashur asi i tyre në ndeshjet e fundit të kampionatit, por mbi të gjitha ndaj formacionit katalanas, e numrat tregojnë se me të në fushë, kampionët e Italisë kanë një ritëm tjetër.

Juventus me Ronaldon në tapet ka fituar 67% të ndeshjeve të zhvilluara, saktësisht 61 suksese në 91 prova. Kjo përqindje ulet ndjeshëm kur portugezi mungon, pasi shifra shkon në 55%. Përtej kualiteteve individuale dhe ndihmës për ekipin, prezenca e Cristiano Ronaldos në fushë ka një peshë domethënëse.

35-vjeçari që është shënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit me 130 gola, duhej të rezultonte negativ 24 orë para ndeshjes në fjalë, por mori përgjigje të kundërt nga tamponi i kryer. Sipas televizionit portugez TV1, Ronaldo ka rezultuar pozitiv 18 herë, dhe jo sa është thënë nga klubi bardhezi deri tani, në tre tampon të kryer. Praktikisht në dy javë karantinë, ai është testuar 18 herë.

Tani fokusi i Ronaldos është në sfidën e kthimit në Kamp Nou në 8 Dhjetor, gjithmonë nëse surprizat e hidhura do ti mohojnë sërish një sfidë direkte me Lionel Mesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA