Presidenti Ilir Meta e nisi ditën e sotme me ecje nga zona e Liqenit.
Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka ironizuar duke deklaruar se Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht.
“Kënaqësi që Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht. Dhe Liqeni qe zaptuar, por sot është histori suksesi! Njësoj si Astiri e zgjatimi i Lanës. Punë, jo Dhunë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Mirëmëngjes të gjithëve!
Mos harroni aktivitetin sportiv. Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë! pic.twitter.com/2nlsGbxREQ— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 30, 2020
Ndërkohë Meta shfaqet nën shoqërinë e këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Bahri Shaqiri, që duket se ka zgjedhur gjithashtu të ushtrojë aktivitet sportiv.
Top Channel