
Kompozitori dhe këngëtari i njohur lirik, Avni Mula u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, një lajm i trishtë, i cili u bë i ditur nga vajza e tij, sopranoja Inva Mula.
Përmes një postimi në Facebook ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë! Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje! Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve! Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij! Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!”- shkruan ai.
Top Channel