Greva e urisë në Ballsh/ Gratë të vendosura që të mos dalin pa marrë pagat

30/10/2020 15:36

Në ditën e 16 të grevës së urisë, gratë naftëtare janë të vendosura në rrugën e tyre.

Pavarësisht ftesave të kryeministrit për bisedime, gratë nuk dalin nga greva e urisë pa marrë pagat. Ato thonë se nuk paguajnë dot më as faturat e ujit dhe energjisë elektrike, madje nuk kanë lekë as për ilaçe.

Sipas naftëtarëve protestues, kërkesat e tyre nuk janë të njëjta me ato të superligës.

Ata kërkojnë zbatimin e ligjit pasi janë 550 punonjës që kanë fituar gjyqin për pagat e prapambetura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA