Trafiku rreth Parisit arriti nivele rekord vetëm disa orë para se izolimi i ri kombëtar të hynte në fuqi në të gjithë Francën.
Radhët e makinave u shtrinë për 700 km në rajonin e Ile-de-France, raportuan mediat lokale, të cilat thonë gjithashtu se shumë parizjanë po i largohen qytetit për ta kaluar karantinën në fshat. Masat e reja të ashpra u paraqitën si një domosdoshmëri nga presidenti Emmanuel Macron, i cili e bëri të qartë se vendi rrezikon “të mbytet nga një valë e dytë e sëmundjes, e cila sipas tij do të jetë padyshim shumë më e vështirë se e para”.
Vdekjet ditore nga Covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që prej muajit prill; të enjten autoritetet raportuan 47,637 raste të reja dhe 250 vdekje. Kancelarja Angela Merkel po ashtu paralajmëroi për një dimër të vështirë teksa mbronte vendimin për të nisur në Gjermani një izolim të butë kombëtar.
Masat që do të nisin së zbatuari në nëntor janë më pak të ashpra se ato të pranverës, dhe përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave, kinemave apo teatrove, sqaroi Merkel, sipas të cilës sistemi shëndetësor gjerman është ende në gjendje ta përballojë sfidën e koronavirusit, por me rritjen aktuale të infektimeve, kapacitetet e spitaleve mund të arrijnë në limitet e tyre brenda disa javësh. Me një shtim të rasteve po përballet këtë periudhë e gjithë Europa.
Italia, epiqendra fillestare e pandemisë, ka vendosur tashmë masa të rrepta izoluese që do të jenë në fuqi për një muaj, e Spanja gjithashtu në 25 tetor nisi ndalim qarkullimin pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Incredible traffic jam in Paris as people try to leave the city before 9 pm curfew and before confinement begins at midnight. Traffic is barely moving in every direction as far as the eye can see. Lots of honking and frustrated drivers. pic.twitter.com/6Zn2HCxuPl
— Michael E. Webber (@MichaelEWebber) October 29, 2020
Top Channel