​Thaçi: Vdekja e kompozitorit Avni Mula, humbje madhe e kulturës kombëtare

30/10/2020 09:25

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

Thaçi ka shkruar në Facebook se brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare.

“Vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, Artistit të Popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare.

Lamtumirë maestro, lamtumirë Nderi i Kombit! HTH”, ka shkruar ai.

Top Channel