Dy nga ekonomitë më të mëdha të Europës po rivendosin forma të bllokimit kombëtar, teksa kontinenti I vjetër përballet me një shtim dramatik të rasteve të koronavirusit dhe numrit të vdekjeve.
Nga e premtja,francezëve do tu lejohet nga shtëpia vetëm për punë ose arsye mjekësore. Presidenti Emmanuel Macron tha se vendi rrezikon të “mbytet nga një valë e dytë e sëmundjes që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”. Vdekjet ditore nga Covid në Francë kanë mbërritur tashme nivelin më të lartë që nga muaji prill. Të mërkurën pati mbi 36.430 raste e 244 vdekje. Gjermania, sakaq, po vendos një bllokim më pak të ashpër kombëtar.
Masat që hyjnë në fuqi të hënën nuk janë aq të zgjeruara, por përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatrove, tha Kancelarja Angela Merkel. në gjermani, vdekjet brenda 24 orëve arritën në 89. Raste po shtohen kudo. Italia, epiqendra fillestare e pandemisë, ka vendosur tashmë masa të rrepta izoluese që do të jenë në fuqi për një muaj. Spanja në 25 tetor nisi ndalim qarkullimin pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Republika e Irlandës po ashtu hyri në një izolim të dytë kombëtar i cili do të zgjasë 6 jave.
Top Channel