Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’, Prizren.

Sipas tij fitues është shpallur para se të bëhej ministër dhe deputet. Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës. Pas shpalljes së fituesit përfundimtar, firmës së ministrit,”Hidroterm”, kanë vijuar ankesat nga operatorët, por që janë hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimeve. Këto ankesa janë shqyrtuar në kohën kur Blerim Kuçi ka qenë ministër. Drejtoria Kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur një hetim për konflikt të mundshëm interesi, ndërsa njëri nga operatorët jo fitues, i është drejtuar gjykatës. Ndërkohë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, që ka bërë tenderin nuk pranoi t’i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes. Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë, por u largua para kameras në momentin që mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, Selami Krasniqi, por ky i fundit jo vetëm që nuk pranoi, por i kontaktuar nga gazetarët mbyllte telefonin dhe nuk u paraqit në zyrë për aq kohë sa gazetarët ishin të pranishëm në mjediset e institucionit.

Historiku i proçedurës së tenderimit me vlerë rreth 5 milion euro

Autoritet kontraktues për tenderin për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren është Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK).
Më 31.07.2019 është bërë njoftimi për shpalljen e tenderit për të konkurruar.
Më 30.08.2019 është bërë dorëzimi i dokumentacioneve teknike dhe ofertës.
Më 29.10.2019 të gjithë ofertuesit, përfshirë edhe kompaninë “Hidroterm”, shpallen të papërgjegjshëm nga Autoriteti Kontraktues.
Pas kësaj, vetëm “Hidroterm” dhe një kompani tjetër ankohen për këtë vendim.
Më 10.12.2019, pas ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit, lënda kthehet në rivlerësim.
Më 26.12.2019, Autoriteti Kontraktues – SHSKUK shpall fituese një kompani tjetër, e cila ishte më e shtrenjtë se sa kompania “Hidroterm”, e që është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit.
Pas këtij vendimi, “Hidroterm” ankohet përsëri në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Më 11.03.2020 Organi Shqyrtues i Prokurimit aprovon ankesën e “Hidroterm” si të bazuar dhe lënda kthehet përsëri në rivlerësim.Më 08.04.2020 Autoriteti Kontraktues – SHSKUK e shpall fituese kompaninë “Hidroterm”.
Pas shpalljes së fituesit kanë vijuar ankesat dhe lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor. Blerim Kuçi ka marrë detyrën e Ministrit qysh prej Qershorit dhe në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar ankesat e operatorëve të tjerë dhe si përfudnim është lënë fitues firma Hidroterm.  Lidhja e kontratës është bërë në muajin Tetor, kohë kur zoti Kuçi ka qënë në detyrë.Aktualisht çështja ndodhet në gjykatë pas ankesës së bërë nga njëri prej operatorëve, pjesëmarrës në tender.

Në një deklaratë për mediat Ministri ka sqaruar pozicionin e tij ku thotë se tenderin nuk e ka fituar as kur ka qënë deputet dhe as Ministër.
Sipas deklaratës për media të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook, ai shprehet se “Për shkak të procedurave të ankimit dhe proceseve tjera procedurale, nënshkrimi i kontraktës është bërë më 6 tetor 2020.
Pra, këtu mund ta kuptoni shumë lehtë se nuk ka asnjë lidhje mes postit tim si ministër dhe këtij tenderi të fituar nga kompania ime që në Prill të këtij viti, kur s’kam pasur asnjë post.
Fiks Fare i interesua edhe pranë  Organit të Shqyrtimit të Prokurimeve. Njëri prej specialistëve fillimisht u tregua i gatshëm të ndihmonte gazetarët për një takim me kryetarin e zyrën Blerim Dina. Por sapo ky i fundit nëpëmrjet specialistit mori vesh objektin e intervistës nuk pranoi të japë një intervistë por na ktheu një përgjigje me shkrim brenda ditës. Në përgjigjen e tyre më shkrim ata thonë qe për këtë tender ka patur shumë ankesa por asnjëherë për konflikt të interesit.

Drejtori i Prokurimeve refuzon të japë informacion

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, qe ka bërë tenderin nuk pranoi t’i jeptë Fiksit dokumentacionin e dosjes. Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë por u largua para kameras në momentin qe mori vesh objektin e intervistës. Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, por ky i fundit jo vetëm qe nuk pranoi por mbyllte telefonin dhe nuk shkoi në zyrë për aq kohë sa gazetarët e Fiksit  e kërkuan me këmbëngulje.
Fiksi i drejtori edhe një kërkesë më shkrim drejtorisë së SHSUK-së por nuk mori asnjeherë përgjigje. Zyra e shtypit këmbënguli që Fiks Fare të citonte një deklaratë për median ku shprehen se proçedura e tenderimit ka qenë e rregullt dhe se Blerim Kuçi si ministër nuk ka patur kurrëfarë ndikimi në shpalljen e fituesit.

Ligji për konfliktin e Interesit. Pikëpyetjet e Ministrit pronar me 100% te kapitalit


Fiks Fare intervistoi drejtorin e zyrës së Kundër Korrupsionit Kosovë Shaip Havolli,  i cili thotë qe për të gjitha akuzat e bëra, është duke u hetuar prej tyre dhe do shikohen të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi për të thënë më pas nëse ka patur apo jo konfikt interesi.Kur gazetarët citojnë ligjin për konfliktin e Interesit  me shumë diplomaci Drejtori shmanget duke thënë se nëse në fund do të konstatohen elementë të konfiktit të interesit do ti kalohet organeve hetuese.
Ndër të tjera Ligji për Konfiktin e Interesit pika 1.9  thotë se Zyrtari mund t’i zotërojë në mënyrë pasive aksionet, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër mbi këtë pronë. Drejtimi i ndërmarrjes do të bëhet nga një personi i besuar. Personi i besuar i cili aktualisht administron 100 % të kapitaleve të kompanisë Hidroterm është Blertë Kuçi. Kjo e fundit është vajza e Ministrit Blerim Kuçi. Fakti që vajza është Drejtore e kompanisë, bie sërish në kundërshtim me ligjin për Konfiktin e Intersit në pikën 1.7 thuhet qartë se “Personi i besuar nuk  mund të jetë bashkëshorti, fëmijëtt, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie qoftë edhe të tërthortë. Megjithatë, nesë ka apo jo konflikt interesi, në fund të hetimit do të jetë Agjensia Kundër Korrupsionit e cila mund ta çoj këtë çështje pranë organeve hetuese.

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA