Nga moda te fotografia, vintage tashmë po kthehet në një trend.

Dhe ky trend nuk kishte si ti shpëtonte fotografes Medea Milo e cila ka sjellë së fundmi një set fotografik Vintage.

Edhe pse setin e ka realizuar së fundmi, Medea tregon se ka qenë e frymëzuar shumë më parë. Por e vendosur për të sjellë mësë miri shijen e vintage, detajet si veshjet, modelet, lloji I ndricimit, vendodhja dhe post produksioni I morën 1 vit kohë.

Në Shkurt të këtij viti Medea ishte e ftuar në një sfilatë, ku u njoh me stilin e veshjeve që ajo po kërkonte prej 1 viti dhe pa humbur kohë krijoi një bashkëpunim të frytshëm me stilisten.

Modelet jane perzgjedhur nga vete fotografja ku nje pjese e tyre janë pjesë e një agjensie, ndërsa një pjesë tjetër kanë qenë modele në setet e mëparshme të Medeas.

Duke parë setin fotografik të Medeas është e dukshme që përballë kemi fotografi të cilësisë së mirë dhe me një karakter shumë të dallueshëm.

Në cdo foto mund të shohim rregullimin e elementeve në të njëjtën kornizë.Tonalitetet e tokës,ndricimi i ulët, fytyrë e përhumbur,shportat, fshesa etj. janë elementë të përdorura enkas nga Medea për të përcjellë më së miri idenë e këtij seti fotografik.

Bukuria e fotove vintage është se nuk ekziston perfektja dhe këto papërsosmëri I japin kaq shumë karakter dhe jetë një fotoje edhe kur fotoja është dicka aq e thjeshtë sa dhe vetëm një portret.

Ku ka me bukur se te shohesh foto vintage te realizuara nga nje staf modern dhe paisjet me te fundit te teknologjise që të vënë në punë kujtesën dhe të përcjellin nostalgji.

Fotografia dhe Editimi: Medea Milo
Asistent fotografie: Enes Milo
Veshjet: Bel Eve
Modelet: Venus Model Agency
Vend-ndodhja: Studio

FOTO GALERI
1/7

Top Channel