Filmi shqiptar në “Oskar 2021”/ Na përfaqëson “derë e hapur” i regjisorit Florenc Papas

29/10/2020 20:19

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka bërë përzgjedhjen zyrtare nëpërmjet komisionit të posaçëm për filmin që do të çojmë në OSCAR 2021. “Derë e Hapur” e regjisorit Florenc Papas do te na përfaqësojë.

Ky është një film minimalist i xhiruar brenda një makine, por gjithashtu një shpresë dhe ogur i mbarë për karrierën e ardhshme të regjisorit.

“Për mua regjisor i ri debutant ky përfaqësim është mjaft me interes pasi i jep mundësinë filmit të ketë shfaqe të tjera, në Shqipëri dhe botë. Si dhe i jep mundësinë filmit të jetë në vëmendjen e kritikës shqiptare dhe asaj të huaj.”

“Filmi “Derë e Hapur” është një film i thjeshtë, por me një dramë shumë njerëzore e ardhur me mjeshtëri nga aktore si Luli Bitri dhe Jonida Vokshi. Shpresoj shumë qe filmi të rikthehet në kinemate shqiptare”

“Le të themi është një dere e hapur i punëve të mia të ardhshme.”

Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Top Channel