
Reagon sërish nga burgu kryebashkiaku Veliaj
22/02 11:04
Analisti Elton Abileka tha se me rrëzimin në parlament të dekretit të Presidentit për Kodin Zgjedhor, Rama shpërfilli jo vetëm BE, por të gjitha institucionet.
Në studion e “Open”, ai u shpreh se Rama “nxitoi” të mos merrte opinionin e Komisionit të Venecias, pasi nëse ai do të ishte negativ, do ta detyronte kryeministrin të kishte kushtëzime.
“Është shpërfillur BE, çdo institucion. Doli zëdhënësja e BE në konferencë për shtyp, shprehu mendimin e saj, nuk vlejtën se Rama donte ta bënte kështu. Rama po bën gjithçka për rezultatin e zgjedhjeve, nxitoi të mos merrte opinionin e Komisionit të Venecias, sepse po të merrte opinion negativ nga Venecia, do të kishte kushtëzime”, tha Abileka.
Top Channel