Në vitin 1980, paleontologët nga Universiteti “ California Riverside” vizituan Ishullin Seymour, pjesë e në zinxhiri ishullor në Gadishullin Antarktik. Paleontologët sollën në shtëpi një numër fosilësh, dukë përfshirë kockën e këmbës dhe kockën e pjesshme të nofullës të dy zogjve parahistorikë.
Për dekada, fosilët kanë qëndruar në muzeun e Universitetit “ California Berkeley”, derisa një student i diplomuar me emrin Peter Kloess filloi të bëntë kërkime në vitin 2015.
Në studimin e botuar këtë të hënë në revistën “ Scientific Reports”, Kloess i ka identifikuar këtë zogj si ‘pelagornithids’ , një grup grabitqarësh që endeshin në oqeanët jugore të Tokës për të paktën 60 milionë vite. Të njohur si zogj ‘ me dhëmbë’ për shkak të dhëmbëve të tyre të mprehtë dhe sqepit të gjatë, të cilët i kanë ndihmuar ata që të kapnin peshq dhe kallamarë nga oqeani.
Zogjtë ishin të mëdhenj, me hapësirë krahësh që arrinin deri në 21 këmbë (6.4 metra).
“ Këta fosile të Antarktikut, ka të ngjarë të përfaqësojnë jo vetëm zogjtë më të mëdhenj fluturues të Eocenit, por edhe disa nga zogjtë më të mëdhenj të paqëndrueshëm që kanë jetuar ndonjehrë”, thotë studimi raporton CNN.
Top Channel