Rekordi i “Për’puthen”/ 51 milionë klikime për 38 episode, ka kaluar gjithë parashikimet
28/10/2020 19:47
Përputhen, programi më i ri në fashën e orarit të pasditeve në ekranet shqiptare ka kaluar çdo pritshmëri dhe parashikim. Ende pa bërë 2 muaj, për 38 episode përputhen ka thyer rekordet në shikueshmërinë online, me plot 51 milion klikime në You Tube.
Disa nga programet kanë arritur në shifrën e 1 milion klikime për vetëm 1 episod . Me autorësinë e Olsa Muhametit dhe nën moderimin e Bora Zemanit, ky program tashmë ka hyrë në çdo familje shqiptare ne vend por edhe në diasporë.
Janë disa vajza përballë djemve, njohjet e tyre, xhelozitë, intrigat disa nga arsyet që e kanë kthyer këtë reality dashurie në një fenomen. Ngjarjet e së cilës sa vinë dhe bëhen me interesante.
Top Channel