Peshkaqeni masakron zhytësin 13-vjeçar dhe instruktorin në Sharm El-Sheikh

28/10/2020 16:55

Një djalë 13-vjeçar fatkeqësisht ka humbur krahun kurse guida e tij e zhytjes humbi njërën këmbë pas sulmit nga një peshkaqen në rezortin e njohur turistik të Sharm El-Sheikh në Egjipt.

Sulmi brutal ndodhi të dielën kur dy turistët, nënë e bir dhe guida e tyre turistike hynë të notonin me snorkel (me tub ajri) në bregdetin e parkut kombëtar të Ras Mohammed.

Ministria egjiptiane e mjedisit tha se adoleshenti dhe guida turistike ishin çuar në spitalin më të afërt ku u trajtuan për plagët e tyre.

Hetimet paraprake tregonin se sulmi ishte kryer nga një peshkaqen oqeani hundëbardhë, mbi 2 metra i gjatë.
Autoritetet egjiptiane nuk dhanë më shumë detaje por agjencia turistike e Ukrainës, nga vinte djaloshi 13-vjeçar i plagosur dhe e ema, tha se ai gjendej në kujdes intensiv dhe se doktorët nuk kishin arritur të shpëtonin krahun e tij.

Një zyrtar egjiptian i shëndetësisë tha se guida turistike kishte humbur njërën këmbë ndërsa nëna e djalit kishte pësuar plagë të lehta.

Zyrtarët izoluan zonën e parkut ujor të Ras Mohammed ku ndodhi ngjarja.

Sulmet e peshkaqenëve kanë qenë të ralla në Detin e Kuq vitet e fundit, përveç një turisti çek në 2018 që u vra duke notuar në plazhin e Marsa Alam.

Ndërsa në 2015, një turist gjerman u vra nga pehskaqeni në brigjet e Detit të Kuq, që ishte vdekja e parë e tillë në pesë vjet.
Rezorti i Sharm El-Sheikh, i vendosur në majën jugore të gadishullit Sinai, është një destinacion kryesor turistik për evropianët.
Në të gjithë botën 6 njerëz janë vrarë nga sulmet e peshkaqenëve në vitin 2020, që është shifra më e lartë prej vitit 2013.
Shkencëtarët sugjerojnë se zhvendosja e terreneve të gjuetisë moti dhe peshkimi tej masave të lejuara mund të kenë luajtur një rol në rritjen.

FOTO GALERI
1/4
Një djalë 13-vjeçar fatkeqësisht ka humbur krahun kurse guida e tij e zhytjes humbi njërën këmbë pas sulmit nga një peshkaqen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA