Një muaj pas ceremonisë, dalin pamjet nga fejesa “sekrete” e Ronaldos me Georginën (FOTO)

28/10/2020 14:30

Një muaj pas lajmit të bujshëm për fejesën e Cristiano Ronaldos me bukuroshen Georgina Rodriguez, kanë dalë edhe pamjet nga ceremonia luksoze.

“The Sun” ka publikuar disa foto nga fejesa e yllit, ku duket se është një ceremoni intime, me miqtë më të afërt të çiftit.

Gjithashtu, nga pamjet duket qartë se 35-vjeçari shfaqet më i lumtur se kurrë, teksa shihet duke qeshur në çdo moment. Në fejesën e tyre ishin të ftuar 20 persona, të cilët shijuan nga afër momentet më të bukura.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel