Mund të quhet me plot gojën se historia e dashurisë së aktores me famë botërore, Uma Thurman me arkitektin Peter Sabath është si një skenar i denjë për t’u bërë film.

Ylli 50 vjecar i Hollivudit e takoi princin e saj të kaltër teksa shëtiste këmbëzbathur në bregun e Long Beach-it, gjatë periudhës së karantinës. Ishte qeni i Peteri që iu afrua e paskësaj, edhe ai vetë. Edhe pse është e vështirë për t`u besuar, arkitekti duket se nuk e kishte idenë se kush ishte Thurman.

Sipas gazetës PageSix, Peteri i ka kërkuar ndihmë aktores për t`in ruajtur qenin teksa ai po hynte të notonte.

“Ajo i tha po, dhe ka mjaftuar ky episod, që më pas Uma dhe Peter-i të afrohen dhe dashurohen me njëri- tjetrin, madje deri aty sa janë në kërkim të një shtëpie për të jetuar bashkë në Hampton,” vazhdon e njëjta gazetë.

PageSix e thekson se Uma dhe Peter-i duken një çift shumë i bashkuar dhe i dashuruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA