Antropologjia e Artit/ 200 profile artistike dhe studime të mirëfillta për artin sjell Përparim Kabo

28/10/2020 20:06

Të botosh një libër voluminoz me 1600, rreth 200 profile artistike, studime të mirëfillta për artin kërkon një kohë te konsiderueshme

Ky botim ka marrë një vlerësim të veçantë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga artistë të mëdhenj botërorë si Eric Vigner.

Profesor Kabo, çdo të thotë t’i kushtoni vote të tëra jete te jetuar por edhe studimore këtij libri?

Nëqoftëse duhet të vëmë një pikë në kohë ku shtrihet studimi është 3000 vjet përpara. Po marrim Luftën e Trojës. Në qoftë se do të përcaktojmë kohën e punës për këtë libër në dy vëllime më ka marrë 12 vjet nga jeta. Vlerësimi i Eric Vigner dhe botimi në Francë i studimit tij për Lucrecia Borxhian ishte njëlloj kurorëzimi.

Ju i keni kushtuar një vëmendje të vecantë kulturës franceze, sepse një pjesë e konsiderueshme e një prej vëllimeve është kushtuar shkrintarit të madh Victor Hygo.

Jeta e Victor Hygo është romani i tij më i bukur. Dramaticiteti i jetës së tij që nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës është drama e tij më e bukur, ndërsa mënyra artistike e të jetuarit të jetës edhe në vështirësitë më të mëdha është poezia më e bukur.

Në vëllimin e dyte autori ka kryesisht profile artistike dhe kritika letrare

 “Studimi per Ndre Mjedën është unikal. Ka studime për Migjenin, Petro Markon, Drita Pelingun, Mihal Luarasin, Edi Luaradin, Tinka Kurtin, që më tha sa mirë që nuk kam vdekur pa e lexuar. Ka një studim për Reshat Arbanën, për Petro Markon Kasem Trebeshinën”, tha Përparim Kabo.

Top Channel