Aktorja amerikane Charlize Theron duket se ka një skuadër të re për ruajtjen e stilit të saj. 45 vjeçarja postoi dje në Instagram dy foto të punës për makiazhin e fytyrës që dukej se ishin vepër e dy vajzave të saj të adoptuara, 8-vjecares Jackson dhe 4-vjeçares August.
“Të gjithë artisët e makiazhit duhet të ruhen tanimë … keni konkurrencë të fortë!” shkruante ajo në një koment.
Por look-u i saj ishte larg pamjes së përkryer me të cilën jemi mësuar të shikojmë Theron, pasi bijat e saj kishin vendosur shkëlqim të tepruar në mollëzat e saj, hije të rëndë të errët në sytë dhe në qerpikët.
Por megjithë gabimet e vogla bijat e Theron duket se kishin arritur më së miri lyerjen e buzëve me ngjyrën e saj të preferuar portokalli. Kolegia e saj aktore Natalie Portman komentonte: “Shkëlqyeshëm”.
Theron shkruante më vonë: “U bëra nënë pak para nisjes së xhirimeve. Të paktën fëmija im do të zbavitet me faktin se kaloi vitin e parë të jetës në një ‘kompleks lufte’”.
Aktorja fituese e çmimit Oscar ka adoptuar Jackson në vitin 2012, ndërsa August në 2015. Në dhjetor 2019, ajo tregonte për procesin.
“Doja të besoja që fëmija im të më gjendte në mënyrën e duhur. Unë nuk kam qenë specifike për gjëra të caktuara. Unë do të aplikoja në cilindo vend që do të më lejonin si një grua e pamartuar. Por ndodhi që të dy fëmijët e mi të ishin të lindura në SHBA. Ato kanë lindur në të dyja në SHBA dhe fati qëlloi që ato të ishin afro-amerikane”.
Top Channel