80-vjetori i festës së ‘Jo’-së/ Politika distancohet nga “Kacifas”

28/10/2020 11:44

Greqia dhe minoriteti i saj në Shqipëri nderojnë sot Festën Kombëtare të ‘Jo’-së. Ushtarët grekë të rënë 80 vite më parë gjatë luftës italo-greke brenda territorit shqiptar janë përkujtuar sot me ceremoni homazhesh në varrezat e Këlcyrës dhe më pas të Bularatit.

E pranishme në ceremoni ishte ambasadorja greke si dhe ministri i jashtëm grek Kostas Vllasis, autoritete të PBDNJ, OMONIA-s dhe komisionit shqiptaro-grek të kërkimit të eshtrave.

Z. Vllasis iu drejtuar popullsisë së minoritetet grek në Shqipëri për të siguruar mbështetjen e Athinës.

Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë dhe të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm. Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë.

Z. Dule edhe një herë ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së Kostandino Kacifas, çka sipas tij nuk ka ndodhur në 2 vjet.

Megjithatë ceremonia duket se është mbajtur larg tensioneve edhe për faktin se përkujtimi i Kacifas është kryer më parë të shtunën në një ceremoni private që u braktis nga autoritetet zyrtare.

Në Këlcyrë dhe Bularat prehen rreth 1500 ushtarë grekë shumica pa emër.

Top Channel