Studiuesit kanë zbuluar se nivelet e antitrupave të krijuara te njerëzit pas infektimit me koronavirus bien shumë shpejt.
Ekipi i “The Imperial College London” zbuloi se numri i personave që rezultojnë pozitivë në testet e antitrupave ka rënë me 26% në periudhën nga qershori deri në shtator. Ata thonë se imuniteti i krijuar nis të bjerë sërish dhe ekziston rreziku që nga ky virus të infektohesh disa herë.
“Zbehja e imunitetit është tepër e shpejtë, kanë kaluar vetëm tre muaj nga raundi i parë i provave tona dhe 26% e personave të testuar kanë rënie të ndjeshme të antitrupave”, thotë profesoresha Helen Ward, njëra prej drejtueseve të studimit.
Më shpejt, antitrupat zhduken te personat mbi 65 vjeç shtoi ajo, krahasuar me grupmoshat më të reja. Ky fenomen po kështu vihet re tek asimptomatikët, ndërsa më i fortë duket imuniteti tek individët që e kanë kaluar më rëndë Covid-19. Mjaft i lartë mbetet sakaq numri i punonjësve të shëndetësisë me antitrupa, e kjo për hulumtuesit mund t’i detyrohet faktit që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj virusit.
Top Channel